Policia ka mundur të shmang përshkallëzimin e një konflikti mes dy personave.

Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites së sotme në qendër të qytetit të Lezhës, ku dy persona janë konfliktuar mes tyre.

Në moment ka ndërhyrë një polic i patrullës, duke shtënë  në ajër me pistoletë dy herë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur përforcime nga uniformat blu të cilët kanë bërë dhe shoqërimin e dy personave që u konfliktuan.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit.