Mbrëmjen e së premtes, konflikti për motive të dobëta mes dy të rinjve ka përfunduar me përplasje fizike dhe përdorimin e sendeve të forta.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 21.30, në lagjen nr.1 të qytetit.

“Më datë 27.08.2021, në orën 21:30, në lagjen nr.1, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. J., 20 vjeç, banues në Durrës, ka goditur me sende të forta shtetasin E. R., 18 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës”,– njofton policia.

Efektivët po punojnë për kapjen e autorit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.