Tiranë, 10 korrik 2014 – Një konflikt verbal mes deputetit të PD Gent Strazimiri dhe atij të PS, Pjerin Ndreu ka sjellë ndërprerjen e seancës plenare për rreth 30 minuta. Dy deputetët pas përplasjeve me fjalë në sallën e kuvendit janë konfliktuar edhe në korridoret e Kuvendit. Ndërsa Berisha tha se me këtë sjellje nuk ka më vend për opozitën në parlament.
Gjithçka ndodhi në momentin kur ish-kryeministri Berisha po mbante fjalën në foltoren e kuvendit, i cili po akuzonte qeverinë se nuk ka mbajtur asnjë premtim. Në këto momente ishte ora rreth 13:00 kur deputeti i PD Gent Strazimiri ishte duke folur në telefon, dhe del jashtë sallës.
Sapo ai del në korridor, deputetët e tjerë të PS dhe PD dolën menjëherë nga salla e kuvendit. Ndërkohë Berisha e cili kuptoi situatëm i është drejtuar kryeministrit Rama duke i thënë se “kjo është fytyra jote”.
Gjatë fjalës së tij Strazimiri ka akuzuar qeverinë se në sallën e Parlamentit ka sjellë njerëz të krimit.
Rama: Kundër thunës verbale, reagim të ashpër pa dallim partiak
Kryeministri Rama në fjalën e tij u ndal edhe te konflikti mes deputetëve Strazimiri dhe Ndreu. Sipas tij mund të debatohet me passion, por jo me dhunë verbale.
“Keqardhje për situatën e krijuar, duhet të ketë një reagim të ashpër pa dallim partiak. Jemi kundër cdo lloj forme dhune fizike apo verbale nga të dyja palët, qoftë e majtë apo e djthatë.”
Berisha jashtë Kuvendit: Nuk ka më vend për opozitën
“Gjykoj se për opozitën nuk ka më vend në këtë parlament. Unë gjykoj se ky parlament i mbushur me vrasës, trafikant, kriminel, përdhunues, që drejtohet nga kreu i meduzës së krimit të organizuar Edi Rama, është i papajtueshëm me ekzistencën e një opozite demokratike.Pas diskutimit të deputetit Gent Strazimirit, me urdhër të Edi Ramës, një nga banditët e parlamentit e agreson këtu tek po pinte një cigare. Mendoj se ky është një akt i pashembullt, që dëshmon fytyrën e vërtetë të Edi Ramës dhe klikës që ka uzurpuar pushtetin. Përfaqësuesit e popullit, përfaqësuesit e opozitës janë këtu për të mbrojtur interesat e qytetarëve, por në kushtet e krijuara në këtë parlament, mendoj se nuk ka më asnjë hapësirë për veprimtarinë e tyre. Ky ishte një akt i shëmtuar, i përsëritur, me të cilin Edi Rama do të tregojë se cilido që atakon atë, mund t’i ndërsejë horra, kriminel, vrasës, trafikant kundër tij.Unë them se ka bërë një gabim fatal. Ky është një provokacion i ulët për çdo qytetarë të opozitës shqiptare. Ky është një provokacion i ulët për çdo qytetarë që beson në vlerat qytetare, në sjelljet, në dialogun, në debatin. Ky është një provokacion i ulët për tërë demokracinë shqiptare dhe me këtë përsëritje, unë personalisht nuk shoh më hapësirë për opozitën shqiptare në parlament. Parlamenti nga tempull demokracie është një strofull krimi dhe kriminelësh, me të cilin ne nuk na lidh më gjë.”, tha Berisha jashtë sallës së Kuvendit.
Pas përplasjes mes deputetëve Strazimiri dhe Ndreu, greu i Grupit Parlamentar të PD iu drejtua mazhorancës se i ka bërë gabim llogaritë më këto veprime që bën.
Paloka: I keni bërë gabim llogaritë
“I keni bërë llogaritë gabim nëse do të vazhdoni kështu, mos vazhdoni këtë seancë, ishit ju që morët masë për fjalët e Berishës, ndërsa tani u kërcënua edhe me jetë deputeti, Ju vazhdoni si të doni por edhe në dimë si të vazhdojmë”
Ligji për përdorimin e armëvë ka sjellë debatë në Kuvend. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i cili e ka propozuar këtë ligj ka deklaruar se ky ligj do të ofrojë shumë siguri për qytetarët. Ndërsa deputeti i PD, Eduard Halimi ka deklaruar se janë rritur vrasjet që nga tetori i vitit 2013 dhe se ky ligj nuk ka asnjë imapkt për sigurinë.
Ligji për armët, Tahiri: Ofron siguri për qytetarët
Tahiri: Ligji konkret që keni përpara tavolinës nuk liberalizon të drejtën për të mbajtuar armët, por kufizon të drejtën për të mbajtur armë, madje deri te deputetit.Ligji për armët ofron siguri për qytetarët. Ligji sanksionon një standar europian, jo është konsultuar por është hartuar.
Më së pari nuk merr amrë nëqoftëse nuk përmbush kushtet mendore për të qenë në rregull nga pikpamja shëndetësore gje që nuk ishte në ligjin e kaluar. Kishit lënë shjtegun që cdo i sëmurë mëndor të merrte armë dhe të bantë hatanë. Nuk do të ketë më armë që nuk do dinë nga të hyjnë. Policia e shtetit do të administrojë edhe gëzhojnë e armës dhe personi do jetë i kontrolluar nëse përmbush kushtet për tu pajisur me armë.”
Strazimirit: Krimet nuk i bëjnë punonjësit e shtetit
"Tahiri përmendi gjyqtarin, prokurorin, oficerin, policin, gardianin e burgut, përmendi dhe kryetarin e komunës. Në 101 vjet shtet, po ju them të nderuar qytetarë dhe këta e dinë që të gjithë, nuk bëhen 100 raste që një person, punonjës shtetëror, me armë me leje të ketë bërë një krim. Nga kjo statistikë nuk nisesh dot për të dispilinuar gjoja përdorimin e armëve sepse kështu do të ulin vrasjet, jo. Është e vërtetë që policia e shtetit ka qenë e detyruar tu japi deputetëve, kryetarëve të komunave, ligji e ka patur si kërkesë të domosdoshme vërtetimin e personalitetit në çdo komisariat. Personi që shkonte dhe kishte të drejtë të merrte armën , policia e shikonte dhe thoshte “jo”, ky vërtetim i personalitetit nuk e kalon dhe nuk mund të mbajë armë. E kam patur unë këtë eksperiencë me policët kur kam qenë në ministrinë e Brendshme dhe kam thënë “çfarë bëni, i jepet armë x personi, kryetari komune, është kompetencë e jotja, mos ia jep”. Përgjigja ka qenë çarmatosëse: “o shef, e keni bërë deputet atje, e keni çuar dhe në komision të sigurisë, duhet të shkoj të jap informacione qoftë dhe tepër secrete, një pistolet në brez nuk i prish punë shtetit”.
Tahiri: Nuk quhet biznesmen një person që ka vrarë dhe ka hyrë në burg
“Bëni gabim kur numëroni 13 biznesmenë të vrarë, përcaktoni mirë cfarë është biznesmen në këtë vend, që një kriminel vrarë, ka hyrë në burg, ka dalë në burg dhe ka vjedhur, cfarë biznesmeni është ai, kujt po ja thoni këtë. Biznesmenët në këtë vend janë njerrëzit e ndershëm që respektojnë shtetin. Por njerëz që kanë vrarë, kanë hyrë në burg, unë këta nuk i quaj biznesmenë. Cdo vrasje është e rëndë për të gjithë, për më tepër vrasaj e të ndjerit Santo, që e keni përmendur shumë herë këtu. Ne jemi ditë e natë në punë për të garantuar rendin dhe sigurinë. Nuk ka më ministër që gajasej darkave dhe drekave”
Debati mes Strazimiri dhe Olta Xhaçkës
Strazimiri: A është problem kriminaliteti në këtë vend? Po është problem, a e ka fajin policia? Po pjesërisht e ka, a janë këtu 100 % burra dhe gra të ndershëm në këtë parlament? Jo në grupin tonë parlamentar ka të paktën 19 veta me precedent penal, ke persona të shpallur në kërkim, apo persona që kanë bërë burg për narkotrafik, vjedhje vilash me dhunë, kanë bërë burg për prostitucion. Ti e did he nuk flet.
Olta Xhaçka: A mund të na thoni zotëri meqënëse nuk na e thoka ministry dhe nuk e dimë në të tjerët, kush ëhstë ky personi në kërkim, se duam ta dimë, të mos shoqërohemi dhe ne se ndoshta mund të jetë në grupin tuaj, tonin, ta dimë, kush është?
Strazimiri: Keni gjithë mirëkuptim tim zonjë, iu ka ardh me sms kjo kërkesë. Sigurisht që nuk do të merrem me ju. I kemi bërë publike emër për emër, kemi b llokuar seancë parlamenti këtu ne, për shkak se kalon radha për të futr ca persona që nuk e meritojnë të jënë këtu.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





