Sekretari i Përgjithshëm i PS Blendi Klosi është pyetur në studion e emisionit “Opinion” lidhur me kongresin e jashtëzakonshëm të PS që do të mbahet të premten.

Klosi tha se pritet që kongresi të zgjasë disa orë, pasi do të ketë një agjendë të gjatë pune.

“Nesër është kongresi i jashtëzakonshëm, sepse nuk është një kongres zgjedhor, nuk e kemi në statut.  Mbas fitores së zgjedhjeve të Majit kemi nisur punën për zgjedhjet e vitit 2025. Ka një agjendë të gjatë pune, do jetë një kongres disa orësh, ku do të paraqitet jo vetëm çfarë do të bëhet me partinë, çfarë kemi bërë deri tani, si do të vijojmë. Në pranverë kemi një kongres zgjedhor ku do të kemi edhe një mbledhje të Asamblesë ku do të votohet për strukturat e Partisë Socialiste”, tha Klosi.