Kryeministri Edi Rama tha se sistemi gjyqësor mund të përdorë Inteligjencën Artificiale për të bërë përshpejtimin e trajtimit të dosjeve.
Rama u shpreh se brenda mandatit të ardhshëm, PS do të prezantojë sistemin e prokurimeve me inteligjencën artificiale.
“Sistemi ynë gjyqësor ka një mentalitet aq të dobët aq të vjetër sa që edhe tenderat për shërbimet e internetit mendon se janë të pavarura nga gjithë sistemi shtetëror i të dhënave. Ndërkohë që me IA mund të bëjmë një përshpejtim të trajtimit të dosjeve. Ne do të përdorim Inteligjencën Artificiale tani menjëherë që nga janari”, tha Rama.