SHBA– Kongresi i Shteteve të Bashkuara zyrtarisht e ka konfirmuar se Barack Obama ka fituar në zgjedhjet presidenciale të mbajtur në nëntor të vitit të kaluar.

Mbrëmë vonë, në mbledhjen e përbashkët të Senatit dhe Dhomës Përfaqësuese, formalisht u regjistruan votimet në Kolegjin Elektoral nga 50 shtete amerikane dhe kryeqyteti Uashington D. C.

Sipas këtyre rezultateve shihet se prej 538 votave të Kolegjit Elektoral, Obama i mori 332, pra shumë më tepër se 270 votat e domosdoshme.

Rivali repuiblikan për president, Mitt Romney, i mori 206 vota.

Në sistemin amerikan, votuesit nuk votojnë direkt për presidentin, por për zgjedhësit e Kolegjit Elektoral, të cilët pastaj formalisht e bëjnë zgjedhjen.

Në votat popullore, në zgjedhjet e 6 nëntorit, Barack Obama fitoi më se 51%.

Ai do të inaugurohet në mandatin e dytë presidencial katërvjeçar më 20 janar.