Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij, në Kongresin Zgjedhor të Federatës Botërore të Peshëngritjes në Shqipëri.

 Rama u shpreh se Shqipëria është një vend mikpritës dhe se nga një vend i vogël si Shqipëria dalin talente.

Më tej shtoi se të gjithë të ftuarit mund të ndihen si mbretër, duke shtuar se peshëngritësit janë vërtet një frymëzim për vendin.

Në rast se dëshironi të keni një vend ku të mos përdorni fare viza, ky vend është Shqipëria. Herën tjetër mjafton vetëm një autorizim nga Mehmet Pasha i botës së peshëngritjes dhe ejani kur të dëshironi. Ne na ka ardhur në majë të hundës kjo botë me kufi, këtu gjërat janë të heshta këtu miqtë janë perëndia”, tha Rama.