Gazetari nga Kosova, Visar Dermarku i njohur si Gani Germia, që tashmë është bërë pjesë e formatit Femra VIP, ka ndarë një detaj të trishtë me njërin nga fermerët.
Teksa ka treguar për familjarët e tij, Ganiu ka shpjeguar se ka vetëm një vëlla pasi njëri prej tyre ka ndërruar jetë.
Ai shton se e humbi njeriun e dashur në moshën 33-vjeçare pasi i ndjeri vuante nga një sëmundje e rëndë.
“I kam prindërit edhe dy vëllezërit, tre kemi qenë, dy kemi mbetur. Ka ndërruar jetë nga një sëmundje të rëndë. Jam 30 vjeçar, ai ka qenë 33 vjeç”, i tha gazetari Erandit.