Bashkia e Durrësit ka shpallur në faqen e saj zyrtare konkursin për 12 vende të lira pune në administratën e saj.

Kryesisht, pozicionet vakante të punës janë në nivel specialisti apo inspektori në drejtori të ndryshme në varësi të pushtetit vendor.

Mes vendeve të lira është dhe ai i administatorit të tregut agro-ushqimor. Nisja nga puna e markatës, pas rikonstruksionit 9 mujor, lind domosdoshmërinë për të përzgjedhur personin që do të mbajë këtë pozicion.

Të gjitha vendet e lira të punës i gjeni më poshtë, ndërkohë që për informacione më të detajuara lidhur me kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët e interesuar dhe dokumentacionin e kërkuar vizitoni web-in zyrtar të bashkisë Durrës.

Pozicionet e lira:

1) Inspektor – në Sektorin e Kontrollit të Taksave dhe Tarifave Vendore , Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore

2) Specialist në Sektorin e Projekteve Publike, Drejtoria e Projekteve dhe Infrastrukturës Publike

3) Specialist Shërbimesh, pranë Njësisë Administrative Ishëm dhe Manëz

4) Specialist ne Sektorin e Planifikimit dhe Kontrollit te Zbatimit te Lejeve prane Drejtorise se Planifikimit dhe Kontrollit te Zhvillimit te Territorit

5) Inspektor Transporti – në Sektorin e Transportit Publik, Drejtoria e Shërbimeve Publike

6) “Përgjegjës” në Sektorin e Integrimit Evropian, Ndihmës se Huaj dhe Diasporës pranë Drejtorisë së Turizmit, Bashkia Durrës

7) “Administrator” ose Përgjegjës në Tregun Agro-Bujqesor prane Drejtorise se Taksave dhe Tarifave Vendore të Bashkisë Durres

8) Pergjegjes Sektori i Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale, Drejtoria e Shërbimeve Sociale kategoria III –a

9) “Specialist – në Sektorin e Personelit, Drejtoria e Burimeve Njerezore

10) Inspektor në Sektorin e Administrimit të Pyjeve, Drejtoria Ligjore

11) Specialist në Sektorin Juridik, Drejtoria Ligjore

12) Specialist në Sektorin e Kontrollit të Zhvillimit të Territorit dhe Marrëdhënie me Publikun pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit