Alneida Rroshi dhe Roni Shqiopa janë dy drejtorët e rinj të bashkisë Durrës, respektivisht në Drejtorinë Ligjore dhe Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore.

Konkursi i datës 19 shkurt, i mbajtur në bashki, ka nxjerrë fitues këta dy kandidatë. Rroshi kandidonte e vetme për këtë post, pa rivalë në garë, ndërsa Shqiopa ka rezultuar fitues përballë kandidatit tjetër Denis Shkodra.

Alneida Rroshi është nënkryetare e Këshillit Bashkiak dhe njëkohësisht anëtare e tij, por pas zgjedhjes në detyrën e re nuk do të jetë më pjesë e KB-së për shkak të regullores së këshillit.

Ndërkohë Roni Shqiopa deri 2 javë më parë mbante postin e drejtorit rajonal të AKU Durrës, nga i cili u dorëhoq për t’u përfshirë në garën për drejtor taksash në bashki.

Ai zëvendëson në këtë detyrë Luan Dajkon, drejtorin historik të taksave në bashki, i cili doli në pension.