Është mbyllur ditën e sotme konkursi për gradën “Drejtuesi i parë“ në policinë  e shtetit, nga i cili kanë dalë dhe emrat e atyre që e kanë marrë këtë gradë.

Drejtuesit e policisë që kanë marrë gradën “Drejtues i parë” janë Ardi Veliu; Artan Shkembi; Bledar Çeliku; Kastriot Skenderi; Gentian Shehaj.

Pikët maksimale në test mësohet se i mori nën drejtori i policisë Adi Veliu.

Konkursi nisi në orën 8:00, ndërsa pjesë e tij u bënë 28 policë. ‘BalkanWeb’ mëson se këta kandidatë kanë më shumë se 3 vite që mbajnë gradën “drejtues”. Faza e parë ishte ajo me shkrim, (testi me shkrim ka 100 pyetje) ku përgjigjet u korrigjuan me skadon dhe faza e dytë është ajo me gojë, ku policët do t’i nënshtrohen një pyetësori.