Zyra Vendore Arsimore Durrës në bashkëpunim me Aleancën Franceze Durrës dhe Qendrën Kulturore të Fëmijëve kanë organizuar konkursin “Pranvera Frankofone”.
Konkursi i cili u zhvillua online mes shkollave 9-vjeçare të qytetit bregdetar, u ndërpre për shkak të situatës së krijuar në vend nga Covid-19.
Por realizimi online i dha më shumë hapësirë dhe motivim kreativitetit të nxënësve, duke e përshtatur vijimësinë e formimit dhe edukimit, brenda natyrshmërisë së kushtëzuar të një formimi në distancë.
Aktiviteti përfshinte zhanre të ndryshme si, këngë, kërcim, interpretim (në poezi ose prozë, vetëm 1 minutë), krijimtari vetjake (poezi ose prozë), art pamor (vizatim, pikturë, video…etj).
Rezultatet e këtij konkurimi do të përdoren si të dhëna për Kartën e Performancës.
Më poshtë lista e nxënësve fitues dhe shkollat përkatëse: