Konservatorët në Britaninë e Madhe kanë dështuar të fitojnë një shumicë të përgjithshme për të formuar qeverinë. Edhe pse partria e kryesuar nga kryeministrja Theresa May mori shumicën e votave ajo nuk arriti të marrë 326 vende në parlament.

Nga numërimi rezulton që Partia Konservatore e kryeministres May merr 43% të votave dhe më pas Laburistët Jeremy Corbyn me 40 % të votave..

Sipas projeksioneve të mediave britanike, të përkthyer në mandate në Parlament, Konservatorët kanë marrë deri tani 312 deputetë, duke pësuar ulje me 11 vende në Parlament. 

Laburistët e Jeremy Corbyn pritet të marrin 259 deputetë duke shënuar një rritje me 28 vende në Parlament. 

Ky rezultat përcaktohet si një poshtërim për kryeministren aktuale, Theresa May, e cila thirri këto zgjedhje për të forcuar pozitat e saj në bisedimet me BE-në, në lidhje me BREXIT.

Parlamenti anglez ka 650 deputetë dhe për të formuar shumicën parlamentare, partive u duhet minimumi  326 deputetë.