E përditshmja spanjolle “Sport”, përhapi këtë lajm, sipas të cilit thuhet se Bayern Munich ka qenë “forca lëvizëse” prapa ndalimit të transferimit kundër Real Madridit dhe Atletico Madridit. Bosi i Bayern, Karl-Heinz Rummenigge, e mohon këtë.

Të mërkurën, më 20 janar, u shfaq një histori në përditshmen spanjolle “Sport” për pezullimin e transferimeve te Real Madrid dhe Atletico Madrid. Mediat e lidhura me FC Barcelona raportuan se Bayern Munich kishte gisht në ndalimin e transferimit kundër klubeve të kryeqytetit madrilen, në lojë.

“Bayern nuk luan asnjë rol në të gjithë këtë. Këto fjalë janë gënjeshtra. Mes Bayern dhe Real, siç është e ditur, ekzistojnë marrëdhënie shumë të mira”, tha bosi i Mynihut, Karl-Heinz Rummenigge. Komisioni Disiplinor i Federatës Botërore (FIFA) kishte dënuar me një ndalim të transferimeve për të dy periudhat e ardhshme të merkatos.

Në këtë mënyrë, për një vit, Real dhe Atletico nuk do të bëjnë përforcime. Arsyet janë shkelje të ndryshme të rregullave të transferimit të lojtarëve të mitur.