Një valixhe e braktisur është konstatuar nga policinë e Tiranës mbrëmjen e sotme.

Sipas autoriteteve valixhja ndodhet në një trotuar në rrugën “Sulejman Delvina”.

Policia ka vendosur perimetrin e sigurisë dhe është bërë njoftimi i forcas xheniere për veprime të metejshme.

NJOFTIMI NGA POLICIA:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 26.07.2021, në rrugën “Sulejman Delvina”, sherbimet e Policisë kanë konstatuar në trotuar një valixhe të braktisur.

Menjeherë pas konstatimit është vendosur perimetri i sigurisë dhe është bërë njoftimi i forcas xheniere për veprime të metejshme.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.