Është mbajtur sot (28 mars) mbledhja e parë e grupit të dialogut mes Rithemelimit dhe Partisë Socialiste për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar votash në Kuvend.

Në mbledhjen e radhës pritet të caktohet objekti i punës së grupit të dialogut që u mblodh sot në Komisionin e Ligjeve.

Rithemelimi u përfaqësua nga Oerd Bylykbashi, Dhurata Çupi dhe deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ndërsa PS nga Damian Gjinkuri, Klotilda Bushka dhe Toni Gogu.

Grupi i dialogut që di të veprojë brenda komisionit parlamentar të ligjeve, synon që të çohet përpara bashkëpunimi mes palëve për ligjet që kërkojnë 3/5 e votave në Kuvend.