Familja Tedeschini (Tedeskini) ishte aq fisnike sa kishte stemën dhe vulën e saj autentike. Ata mbërritën në Durrës nga Abruzzo e Italisë në vitin 1767. Pinjollët e saj shuheshin si mjekë, farmacistë, teologë, diplomatë dhe tregtarë të zotë.
Një prej trashëgimtarëve,Emidio Tedeschini II lindi në Durrës më 20 prill të vitit 1909 dhe ishte një intelektual brilant, besimtar i devotshëm dhe avokat i guximshëm. Mësoni më shumë për historinë e saj përmes videos së publikuar në krye dhe intervistës me një prej trashëgimtarëve të saj, djalin e Emidios, Josef Tedeschini IV.
Klikoni këtu dhe mësoni për historinë e përmbledhur të familjes, që nga momenti i ardhjes në Durrës dhe deri në ditët e sotme, duke u njohur me konsujt, farmacistët dhe mjekët e parë modern në Durrës.