Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Bari u bën thirrje të gjithë udhëtarëve, që lëvizin me automjete nga Bari për Durrës, "të mos bini pre e mashtrimeve të personave të paligjshëm, të cilët përpiqen t'ju shesin polica sigurimi në portin e Barit'.
Diplomatët shqiptarë garantojnë se "këto siguracione, të hartuara me dorë, janë false dhe nuk ju mbulojnë sipas ligjit në Republikën e Shqipërisë.
Nuk ka asnjë person të autorizuar në portin e Barit që shet siguracione.
Nëse automjeti juaj është i pajisur me siguracion që nuk mbulon Shqipërinë, atëherë duhet të prisni policën përkatëse vetëm pasi keni mbërritur në portin e Durrësit, ku janë edhe agjencitë përkatëse të sigurimeve".
Po ashtu bëhet e ditur se "nuk ka asnjë person të autorizuar apo punonjës të shtetit shqiptar në portin e Barit që ofron shërbime konsullore".
Th.M.





