Tiranë, 26 mars 2014 – Zv/ministri i jashtëm i Mongolisë, Damba Ganguyang, po viziton Shqipërinë në kuadrin e 65 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Zv/ministri mongol u takua në Ministrinë e Jashtme Shqiptare me zv/ministrin Sokol Dervishaj me të cilin diskutoi mbi forcimin e marrëdhënieve të ndërsjellta mongolo-shqiptare. Në fund të takimit u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi.

Sot në Tiranë do zhvillohet edhe ceremonia e hapjes së Konsullatës së nderit të Mongolisë në Tiranë. Në të pritet të marrin pjesë deputetë, ministra e personalitete të tjera të jetës politike, ekonomike e kulturore të Shqipërisë.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/