Presidenti Bajram Begaj do të presë këtë të mërkurë në takim kreun e PR, PBDNJ, PDIU, LZHK.
I pari hyn Dashamit Shehi, kreu i LZHK. Më pas hyjnë Fatmir Mediu-PR; Agron Duka-P Agrare; Vangjel Dule- PBDNJ.
Do të ketë konsultime me partitë politike, në funksion të dekretit për datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare që të do të mbahen në 2025-ën.
Konsultimet me përfaqësues të PL, do të zhvillohen nesër, ndërsa me PS dhe me PD, më datë 25 nëntor.