Ashtu si në vendin tonë, edhe në Austri është kërkuar që të gjitha llojet e bizneseve të pajisen me kasa fiskale. Por Austria bën pjesë në atë grup vendesh ku prostitucioni është i ligjshëm dhe ushtrohet në mënyrë të kontorlluar nga shteti.
Ky lloj biznesi është vënë në vështirësi këtë kohë pasi operatorët dhe punonjëset ‘freelance’ të këtij sektori, po pyesin veten dhe autoritetet se çfarë emrash t’u vendosin në kuponin tatimor shërbimeve të ofruara.
Por mediat vendase kanë gjetur një zgjidhje të përkohshme për këtë shqetësim.Bëhet fjalë për një kupon tatimor me një vlerë prej 250 eurosh me përshkrimin “akt seksual special”, një tjetër me vlerë 50 euro për “shërbime speciale” dhe 19 euro “për një gotë shampanjë”.





