Bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) mblidhet sot për të shqyrtuar çmimin e ri të energjisë elektrike.

Mësohet se në foks të mbledhjes do të jetë çmimi i shitjes me pakicë për klientët e shërbimit universal për periudhën 1 shkurt–31 dhjetor 2025.

Pritet që familjet që do të konsumojnë më pak se 800 kilovat-orë energji elektrike në muaj, të paguajnë më pak.

Aktualisht 1 kilovat/orë kushton 9,5 lekë pa TVSH, ndërsa arrin në 11,4 lekë me TVSH për familjet.

Pensionistët (kryefamiljari, kur janë çift) që prej vitit 2015 përfitojnë një kompensim në masë 648 lekë në pensionin e tyre për shpenzimet nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike.