6 dhjetor 2015 – Të apasionuart pas banaes duhet të bëjnë kujdes. Thuhet se përdorimi i shumtë i bananeve mund të sjelli edhe vdekjen. Por sa e vërtetë eshtë kjo?
Nga David Rhodes, BBC
Bananet janë një nga frutat më popullor në botë, i mbushur me vitamina dhe minerale.
Ato janë të mira për ju, por përse disa njerëz mendojnë se ato mund të jenë fatale?
Një figurë e njohur, që ka përhapur këtë ide, është Karl Pilkington, një mik i komedianit Ricky Gervais.
“Përpara, kur po flisje për bananet… E di që nëse ha më shumë se gjashtë, mund të vdesësh,” tha ai në një bisedë me Gervais dhe komedianin tjetër, Stephen Merchant.
“Është fakt. Nivelet e kaliumit janë rrezikshmërisht të larta nëse ha gjashtë banane. I ke parë paketimet e bananeve? Janë me nga gjashtë copë. E di pse? Sepse shtatë është e rrezikshme”.
Por sa i rrezikshëm është kaliumi?
Aktualisht, është kyç për mbijetesën dhe mund të gjendet në çdo qelizë të trupit, thotë Catherine Collins, një dietologe pranë spitalit “St. George” në Londër.
“Ne e përdorim për të gjeneruar ngarkesë elektrike, e cila ndihmon qelizat të funksionojnë siç duhet. Kjo ndihmon që zemra të ruajë ritmet normale, stimulon çlirimin e insulinës në pankreas dhe e mban presionin e gjakut nën kontroll”.
Nga ana tjetër, niveli i lartë ose i ulët i kaliumit në trup mund të sjellë çrregullime në rrahjet e zemrës, dhimbje stomaku, vjellje dhe diarre.
Kloridi i kaliumit është një prej kimikateve që përdoret në injeksionet vdekjeprurëse në SHBA. Dozat e larta mund të shkaktojnë arrest kardiak.
Por për një person të shëndetshëm, është e pamundur që të marrë një overdozë bananesh, thotë Collins.
“Do të duhet të hash 400 banane në ditë që zemra jote të ndalojë së rrahuri. Bananet nuk janë të rrezikshme- në fakt janë, dhe gjithmonë kanë qenë, shumë të mira për ty”.
Të rriturit duhet të konsumojnë rreth 3.500 mg kalium në ditë, sipas Shërbimit Kombëtar Shëndetësor në Britani.
Një banane mesatare, që peshon 125 gram, përmban rreth 450 mg kalium, çka do të thotë se një person i shëndetshëm mund të konsumojë të paktën shtatë banane e gjysmë përpara se të arrijë nivelin e rekomanduar.
Ka disa njerëz në fakt, që duhet të rrinë larg ushqimeve me kalium. Këta janë personat me probleme në veshka, paralajmëron Collins.
“Këta pacientë kanë një funksionim në nivele të ulëta të veshkave, çka do të thotë nivele të lartë të kaliumit”.
“Pra në teori është e mundur për dikë të sëmurë nga veshkat që të vdesë nga niveli i lartë i kaliumit në gjak nëse ata kanë vendosur të konsumojnë shumë ushqime të pasura me këtë mineral”.
Ajo dikur ka pasur një pacient në dializë, që pësoi atak në zemër pasi hëngri shumë domate- tjetër frut i pasur me kalium.
Veshkat kishin ndaluar së punuari ndaj ai nuk mund të hiqte qafe tepricat.
Një tjetër gjë që mund të shkaktojë shqetësim është rrezatimi.
Ashtu si shumë ushqime, bananet kanë izotope radioaktive- të mjaftueshme që një organizatë e njohur amerikane Iniciativa për Kërcënimin Bërthamor, të paralajmërojë se ato mund të provokojnë sensorët që përdoren në portet amerikane për të zbuluar materialet bërthamore kontrabandë.
Një banane tipike përmban rreth 0.1 mikrosiverts rrezatim. Një skanim tipik që bëjmë në spital i ekspozon njerëzit përpara 10 dhe 15 milisiverts.
“Niveli i radioaktivitetit është i papërfillshëm,” thotë Collins.
“Bananet janë aq radioaktive sa arrat braziliane dhe të sigurta për t’u ngrënë në mënyrë të moderuar”.
/portali DurresLajm/