Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në qytetin e Delvinës.
48-vjeçari Artur Llajan, ka tentuar të vetëflijohej duke konsumuar detergjent, më konkretisht klor, e si rrjedhojë është dërguar me shpejtësi drejt spitalit të Sarandës.
Raportohet se Llajan, baba i katër fëmijëve, ka ndërmarrë aktin ekstrem, pasi nuk mundej të siguronte paratë për të konsumuar alkool, ndaj të cilit kishte krijuar edhe varësi. Mësohet se 48 vjeçari është dënuar dy herë për dhunë në familje dhe është divorcuar para disa kohësh.
Ai tashmë është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia e Delvinës ka nisur hetimin për të zbardhur shkakun e ngjarjes.





