Policia në Fier lajmëron se një 76-vjeçar ka humbur jetën, pasi dyshohet se ka konsumuar fostoksinë.
Pavarësisht ndihmës mjekësore në Spitalin e Fierit, i moshuari ka ndërruar jetë.
“Ditën e djeshme, në spitalin rajonal të Fierit, është paraqitur në gjendje të rëndë shëndetësore shtetasi K. H., 76 vjeç, i cili dyshohet se ka konsumuar fotoksinë.
Pavarësisht ndihmës mjekësore, ky shtetas ka humbur jetën”, njofton policia.