Ka humbur jetën shtetasi H.L. në Spitalin Rajonal të Fierit ditën e sotme, pasi dyshohet se në banesën e tij ka konsumuar lëndë helmuese.

63-vjeçari, banues në fshatin Kuman ka pirë fotoksinë, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.