Një 62-vjeçare ka përfunduar në spital, pasi dyshohet se ka konsumuar mbidozë të ilaçeve që përdorte.

Aktualisht 62-vjeçarja ndodhet në spitalin e Tiranës në kujdesin e mjekëve.

“Ditën e djeshme, në banesën e saj në Tepelenë, dyshohet se ka konsumuar mbidozë të ilaçeve që përdorte, një shtetase 62 vjeçe. Ajo aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, në spitalin e Tiranës.”, thuhet në njoftimin e policisë.