Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e kësaj të shtunë në Mallakastër.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi P.J. 60 vjeç dyshohet se ka konsumuar sasi medikamentesh mjekësore në varrezat e qytetit të Ballshit dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Ndërkohë policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

“Mallakastër/Informacion paraprak

Në varrezat e qytetit të Ballshit, shtetasi P. J., 60  vjeç, dyshohet se ka konsumuar sasi medikamentesh mjekësore dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, rhuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.