Pasi ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji zbuloi emrin e kryebashkiakut që konsumon kokainë, ka reaguar kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla.

Në reagimin e tij për News 24, Alla ka mohuar akuzat, ndërsa pohon se video është e montuar. Ai e ka cilësuar një sulm politik që po i bëhet emrit të tij.

“Nuk jam unë personi që shikoni në video duke pirë kokainë. Video është e montuar. Po më sulmojnë politikisht”, tha Alla.