19 persona kanë humbur jetën dhe 6 të tjerë janë verbuar, pasi konsumuan një lloj pijeje për të cilën dyshohet se ka pasur përqindje të lartë të alkoolit metilik.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Indi gjatë kësaj fundjave.

Mediet ndërkombëtare raportojnë se viktimat i kishin blerë pijet në një dyqan fshati mbrëmjen e së premtes e më pas u helmuan e ndërruan jetë.

Ndërsa 50 të tjerë u sëmurën pasi i konsumuan këto pije në shtëpitë e tyre dhe aktualisht po marrin ndihmën mjekësore në spital.

Shumica e viktimave ishin punëtorë dhe fermerë të varfër të cilët donin të deheshin me alkool, duke u tunduar nga çmimi fare i lirë.

Pronari i dyqanit ku u shit alkooli u arrestua, ndërsa 6 zyrtarë, mes të cilëve edhe 4 policë, u pezulluan nga detyra për shkak se kanë lejuar shitjen e alkoolit të paligjshëm. 

S.L.