Rreth 150 persona në Peshkopi janë paraqitur në spitalin rajonal me shenja helmimi.
Bëhet me dije se 50 prej tyre janë fëmijë dhe 15 nga këta janë shtruar në spital, ndërsa të tjerët pasi kanë marrë ndihmën e parë janë larguar për në banesë.
Mjekët dyshojnë se ata janë helmuar si pasojë e konsumimit të tortave nga e njëjta pastiçeri në qytet.
Drejtoria e Shëndetit Publik ka marrë mostrat dhe i ka dërguar në Tiranë. Në bashkëpunim me inspektoriatin e sigurisë ushqimore ka bllokuar edhe pastiçerinë ku dyshohet se janë shitur tortat.





