Së fundmi ka ndryshuar dhe zakoni i konsumit të duhanit, duke u zhvendosur nga ajo tradicionale tek vaping, ose e njohur ndryshe si cigare elektronike.
E pse vaping është pagëzuar si “më pak e rrezikshme” për shëndetin, sipas ekspertëve është e kundërta.
Një studim kanadez, i publikuar në Proceedings of the National Academy of Sciences, ka dalë në rezultat se cigarja elektronike me shije boronice kërcënon më rëndë shëndetin e mushkërive. Sipas këtij studimi, shija e boronicës dobëson mbrojtjen natyrore të mushkërive, duke e bërë më të vështirë trupin të luftojë mikrobet e rrezikshme.
Studimi zbuloi se thithja e tymit të cigares elektronike me aromë boronice ndërhynte në funksionin e qelizave imunitare, të njohura si makrofagët alveolar. Këto qeliza luajnë një rol kritik në mbrojtjen e mushkërive duke identifikuar dhe hequr grimcat e dëmshme. Megjithatë, ekspozimi ndaj avullit me këtë aromë dukej se prishte rrugët normale që përdorin këto qeliza për të lundruar në mushkëri, duke i bërë qelizat të duken të paafta për të luftuar mikroorganizmat e dëmshëm.