Interi i tij është duke fluturuar drejt titullit, megjithatë trajneri Antonio Konte kërkon t’i mbajë me këmbë në tokë të tijtë për të mos pasur asnjë surprizë të pakëndshme. Kështu, pas triumfit të mbrëmshëm ndaj Bolonjës me golin e Lukakut, Konte thekson se ende nuk e kanë përqafuar titullin, por e shohin atë më afër.
“Rruga është akoma e gjatë, por me lojtarët është krijuar një ndjesi speciale. Të gjithë po japim gjithçka. Nuk e kemi përqafuar ende titullin, sepse këtë duhet ta bëjmë kur të kemi matematikën në anën tonë.Sigurisht, ne e kemi më afër se të tjerët, por ka akoma shumë rrugë për të bërë. Po ndërtojmë diçka të rëndësishme, vitin e kaluar i shkuam shumë pranë një trofeu, Europa League, tani jemi sërish shumë pranë një trofeu”, u shpreh Konte.





