Nis në gjykatë masa e sigurisë për 20 personat e arrestuar lidhur me hapjen e kontejnerit me banane disa ditë më parë në portin e Durrësit.

Në gjykatën e Durrësit kanë dalë përpara trupit gjykues për t’u njohur me masën e sigurisë shtetasit:

Jurgen Gjeçi, Armand Murataj, Gentian Halili, Azgan Zeka, Skender Plaku, Adi Qevanaj, Kastriot Duçka, Mentor Dyrmishi, Klaudio Lala, Shpëtim Hajdin, Andra Xhevara, Adem Brasha, Veiz Kuçi, Rajd Bleta, Ali Bajrami, Gjergj Doraci, Shefqet Elezi, Profit Tola, Altin Mahmutaj, Nazmi Allgjata.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrolleve të kryera nga Task Forca permanente e përbashkët e përbërë  nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe nga Aurotitetet Doganore të Portit, në Portin e Durrësit eshte konstatuar një kontenier i paplumbosur me plumbçe.

Kontejneri me banane ka mbërritur në portin e Durrësit në datën 8 korrik. Por nuk ishte paraqitur njëri të tërhiqte kontejnerin i cili ka bërë 3 ndalesa nga Kolumbia në Spanjë, Itali e Durrës.

Kur janë paraqitur punonjësit e kompanisë për tërheqjen e kontejnerit me banana, është vëne re që ai ishte i hapur e mungonin 49 arka me banana.

Policia ka arrestuar punonjësit e sigurisë për 8 ditë qëndrimi nga dy forca sigurie në turn dhe janë 16 punonjës të Forcës së Sigurisë Portuale.

Policia dhe prokuroria e Durrësit dyshojnë se kontejneri është manipuluar në port.