Detaje të reja mësohen sot lidhur me kontejnerin me banane, ku u zbulua që mungonin disa arka, të dyshuara me lëndë narkotike, ngjarje për të cilën policia e Durrësit arrestoi 20 persona.

Kontejneri me banane ka mbërritur në portin e Durrësit në datën 8 korrik. Por nuk ishte paraqitur njëri të tërhiqte kontejnerin i cili ka bërë 3 ndalesa nga Kolumbia në Spanjë, Itali e Durrës.

Kur janë paraqitur punonjësit e kompanisë për tërheqjen e kontejnerit me banana, është vëne re që ai ishte i hapur e mungonin 49 arka me banana.

Policia ka arrestuar punonjësit e sigurisë për 8 ditë qëndrimi nga dy forca sigurie në turn dhe janë 16 punonjës të Forcës së Sigurisë Portuale.

Policia dhe prokuroria e Durrësit dyshojnë se kontejneri është manipuluar në port. Kjo është arsyeja që janë ndaluar të gjithë ata policë të forcës portuale të sigurisë, rreth 16 vetë që kanë qenë me shërbim gjatë turnit të ditës dhe natës.