20 personat që u arrestuan në lidhje me kontejnerin me banane që u gjet i hapur para se të skanohej, ku mendohet se ka pasur lëndë narkotike, dolën sot para gjykatës. Togat e zeza të Durrësit caktuan masën e sigurisë për të arrestuarit, ku për 8 prej tyre u lanë në ‘arrest me burg’; 6 detyrim paraqitjeje dhe 6 të tjerë pezullim nga detyra.

Masat e arrestit me burg:

Gentian Halili, operator i kompanisë Mariner,

Rajd Bleta, punonjës i FSP

Gjergj Doraci, FSP

Shefqet Elezi, FSP

Profit Tola, FSP

Skënder Plaku, FSP

Altin Muhametaj dhe Nazmi Allgjata, punëtorë te kompanisë ”Zico” sh.a. 

PEZULLIM NGA DETYRA (pezullim nga ushtrimi i detyrës a shërbimit publik dhe detyrim paraqitjeje në policinë gjyqësore)

Armand Murataj,

Adi Qevanaj,

Shpëtim Hajdini,

Adem Brasha,

Veis Kuçi

Jurgen Gjeçi

DETYRIM PARAQITJE

Azgan Zeka,

Kastriot Duçka,

Mentor Dyrmishi,

Ali Bajrami,

Klaudio Lala

Andrea Xhavara

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrolleve të kryera nga Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe nga Autoritetet Doganore të Portit, në Portin e Durrësit eshte konstatuar një kontenier i paplumbosur me plumbçe.

Pasi është hapur ky kontenier, është vënë re se sipërfaqja e tij ka qenë e ngarkuar me arka me banane, dhe se në kontenier mungonin arka me banane.

Kontejneri me banane ka mbërritur ne port datën 8 korrik, por nuk ishte paraqitur njeri për të tërhequr sasinë e bananeve, ndërsa më herët kishte ndaluar në Kolumubi, Itali e Durrës.