Gjatë kontrollit të kryer në Terminalin e Konteniereve të Portit Detar të Durrësit, autoritetet konstatuan dëmtime në pjesën e përparme të një kontenieri dhe mungesë të plumbçes së sigurisë.

Paraprakisht dyshohet se dëmtimet mund të kenë ndodhur gjatë operacioneve të ngarkimit ose shkarkimit.

“Specialistët për Kontrollin e Konteniereve referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në Terminalin e Konteniereve të Portit Detar Durrës, është konstatuar se një kontenier kishte dëmtime në pjesën e parme të tij dhe se i mungonte plumbçja e sigurisë. Paraprakisht dyshohet se dëmtimet mund të jenë shkaktuar gjatë ngarkimit apo shkarkimit.”, njofton policia.