Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, dega Durrës, Kontjana Kuçi ka publikuar në llogarinë e saj në “Facebook” një foto me kandidatin e koalicionit opozitar “Shtëpia e Lirisë”, Ardian Mukën.
Në postim Kuçi kërkon votën për Mukën, ndërsa shkruan se ai është “një urbanist, inxhinier dhe qytetar që ofron bashkëpunim dhe përkushtim!”
Postimi i plotë:
Ne kemi një kandidat të denjë të qytetit!
Z. Ardian Muka një urbanist, inxhinier dhe qytetar që ofron bashkëpunim dhe përkushtim!
Në datë 6 Mars votoni nr.1 në fletën tuaj të votimit!
Votoni që të rinjtë të mos e braktisin Durrësin këtë qytet të mrekullueshëm!
Ndryshimi po afron!