Ditën e sotme kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka dëshmuar në mbledhjen maratonë të Komisionit Hetimor për Inceneratorët.
Mes debatesh që shpesh kaluan cakun e personales, për plot 4 orë kryebashkiaku Veliaj u përball me anëtarët e Komisionit për përgjegjësinë e tij për dhënien me koncesion të venddepozitimit të mbetjeve në Sharrë.
Gjithashtu, një ditë më parë bëri bujë largimi i kryetares në detyrë të bashkisë së Durrësit, Emiriana Sakos, pa përfunduar dëshminë e saj përpara anëtarëve të Komisionit Hetimor.
Për të dyja këto ka reaguar ditën e sotme Lëvizja Socialiste për Integrim dega Durrës, e cila ka ripostuar statusin e kryetares Kontjana Kuçi.
Kuçi shkruan se “shumë shpejt do fundosen këta ‘që i kanë prej hekuri’, por të ndryshkur ama…”.
Postimi i plotë: