SHBA, 12 shtator 2014 –  Thuajse gjysmë miliardë dollarë pasuri u nënshkrua në një kontratë paramartesore. Aktorja Angelina Jolie nën asistencën e avokatëve të saj, i kërkoi Brad Pitt para se të bëheshin burrë e grua më 23 gusht, që të firmosnin një kontratë paramartesore.

Mediat amerikane shkruajnë se pasuria e Brad është 240 milionë dollarë, ndërsa e Angelinës 185 milionë. Në marrëveshjen e firmosur parashikohet që nëse Brad do të ketë ndonjë lidhje me ndonjë femër tjetër gjatë martesës, do të humbë kujdestarinë e fëmijëve.

Ndërsa nëse çifti do të ndahet, secili nga aktorët do të marrë gjithë pasurinë që kanë fituar para martesës. Ndërkohë paratë e fituara pas “po-së”, do të shkojnë për llogari të fëmijëve të tyre dhe do të ndahen në gjashtë pjesë të barabarta. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/