Ditët e fundit ka qarkulluar lajmi se moderatorja Alketa Vejsiu do të largohej nga Klan për shkak të një kontrate me gjigantin italian Mediaset.
Mëngjesin e sotëm, Alketa ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku thotë se nuk do të largohet nga Tv Klan, por nuk ka mohuar as mundësinë që po i jepet në Mediaset.
“Nuk do ta le as Shqiperine as Klanin! Por premtoj qe ne rastin me te pare pertej kufijeve do ta them me shume krenari ne shqip "Jam shqiptare!"… I detyrohem shume Shqiperise dhe shqiptareve qe me bene kjo qe jam! Vazhdojme normalisht jeten por me nje qasje globale qe thjesht kapercen kufijte e vendit tone… Perqafime te gjitheve dhe me uroni fat!,"- shkruan moderatorja në postimin në Instagram.





