15 maj 2015 – Qeveria ka vendosur të ndryshojë skemën e kontributeve për pedagogët dhe akademikët, duke i rritur ato në masën nga 3.5% në 5%.
Ndryshimet parashikojnë kategoritë e punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucionet kërkimore.
Rritja e kontributeve do të përfshijë ata punonjës me grada shkencore që punojnë në institucionet publike. Aktualisht punonjësit me tituj shkencorë që punojnë në sektorin publik e kanë masën e kontributit 3.5%, ndërkohë ata të privatit e kanë 7%. Edhe skema e sektorit privat do të pësojë ndryshime, por në një moment të dytë.
Projektligji është dorëzuar në Kuvend për miratim.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/