Pas zbulimit të 3.4 milionë eurove të gjetura në dy automjete “Toyota Yaris”, duket se policia ka intensifikuar edhe më shumë kontrollet.
E pikërisht gjatë kontrollit të bagazheve të një autobuzi tip “Iveko”, Policia Kufitare e Durrësit ka zbuluar një kuti me ilaçe.
Sipas policisë, autobuzi drejtohej nga shtetasi K.S., ndërkohë që kutia me ilaçe është bllokuar në cilësinë e provës materiale, derisa Prokuroria e Durrësit të shprehet për këtë çështje.





