Prokuroria e Vlorës sekuestron dhjetëra dosje të arkivuara të zyrës së aseteve.

Shumica lidhen me menaxhimin e hapësirave të plazheve.

Këtë të martë që prej orarit të drekës e deri në mesnatë, oficerë të policisë gjyqësore, oficerë të krimit ekonomik nën drejtimin e prokurorisë së Vlorës kanë kontrolluar dosjet për harkun kohor 2023 -2025, më pas kane marrë me vete materialet e fotokopjuara.

Burime tregojnë se bëhet fjalë për një hetim të nisur mbi 1 vit më parë për çështjen e parcelave të plazheve dhe menaxhimin e tyre.