Në të gjitha akset e qarkut të Durrësit vijojnë kontrollet intensive duke përdorur mjetet inteligjente, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.

Gjatë një jave, policia e Durrësit bën me dije se janë marrë këto ndëshkime:

✅ Janë arrestuar 20 drejtues automjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 5 drejtues automjetesh dhe motomjetesh, për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”.

✅ 493 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

✅ 173 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalime të gabuara;

✅ 86 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;

✅ 39 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

✅ 538 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.

Kontrollet intensive zhvillohen me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.