Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet në të gjithë vendin me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore në këtë fundvit.
Trupat inspektuese të Drejtorive Rajonale të AKU Durrës, Korçë dhe Fier gjatë inspektimeve të kryera në subjekte me natyrë aktiviteti “magazinë ushqimore”, “market” dhe “supermarket” konstatuan mangësi në dokumentacion.
Për shkeljet e konstatuara ndaj këtyre subjekteve janë vendosur masat administrative me “gjobë” në vlerën 300.000 lekë si dhe bllokim produkti deri në plotësimin e kërkesave ligjore.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit garanton konsumatorët për sigurinë e produkteve ushqimore dhe fton për forcimin e bashkëpunimit për ndëshkimin e paligjshmërisë.