Policia e Kosovës tha se në bodrumin e një ndërtese në Mitrovicë të Veriut ka gjetur armë dhe municione.

“Për momentin nuk ka persona të arrestuar, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, tha Policia e Kosovës përmes një njoftimi më 27 shtator.

Sipas njoftimit, gjatë këtij operacioni policor në bodrumin e ndërtesës afër sheshit Car Lazar u gjetën dy pushkë, 50 fishekë, pranga, maska, këllëfë arme dhe karikator të zbrazët.