Spitali i Durrësit është blinduar nga forca të shumta policie që kontrollojnë çdo person që hyn e del nga aty.

Efektivët po mbajnë nën mbikqyrje të rreptë çdo hyrje dalje, ndërsa në kirurgji janë dy nga të plagosurit e atentatit të orës 16.30, në afërsi të mbikalimit të Skozetit. Nën kujdesin e mjekëve janë prokurori Arjan Ndoja dhe personi tjetër Aleksandër Laho, i njohur si Land Muharremi.

Ndërkohë, shoferi i prokurorit Ndoja, Andi Maloku është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, pasi ka marrë një plumb në shtyllën kurrizore dhe është në gjendje mjaft të rëndë.