Policia e Durrësit ndalon dy shtetas të tjerë të shpallur në kërkim, njëri prej tyre dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 23.09.2018 në fshatin Armath, Manëz.

Shtetasi tjetër dyshohet si një nga autorët për ngjarjen e ndodhur më datë 25.08.2018, i cili në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë (të arrestuar) kanë tentuar të vrasin një 20-vjeçar.

Efektivët për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P. Durrës në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Forcat Operacionale, në zbatim të planit për kapjen e personave në kërkim kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasve:

• Algert Koleci 32 vjeç, banues në Armatë, Manëz;

• J.D. 17 vjeç, banues në Durrës.

Autorët e dhunës ndaj Qefsere Kolecit

Shtetasi Algert Koleci dyshohet se më datë 23.09.2018 në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin Admir Koleci ( i ndaluar) dhe me babanë e tij, shtetasin M.K. (shpallur në kërkim) për motive pronësie janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasen Qefsere Koleci (lexo këtu më tepër).

Ndërkohë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me Vendimin Nr. 377 Dt.01.10.2018 ka vendosur në ngarkim të shtetasit J.D. masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale " Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim" mbetur në tentativë dhe " Prodhimi, mbajtja  blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" parashikuar në nenet 78/1, 22, 25 dhe 279 të Kodit Penal.

Tentativa për të vrarë 20-vjeçarin

Shtetasi J.D. më datë 25.08.2018, në lagjen nr.15 , Durrës për motive të dobëta, në bashkëpunim me shtetasit Nikoll Përlleshi dhe Bibë Deda (babai i shtetasit J.D.), të dy të arrestuar kanë tentuar të vrasin duke e goditur disa herë me thikë në trup shtetasin D.D. 20 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.