Ditën e sotme Byroja Kombëtare e Hetimit ka nisur kontrollin në shtëpinë e ish- gruas dhe partneres aktuale të ish-kryeministrit Arben Ahmetaj.
Kontrolli i parë është ushtruar në një vilë në zonën e Hamallajt, në vilën e partneres së tij, ku janë sekuestruar 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh që lidhen me këtë vilë.
Ndërkohë në shtëpinë e ish-bashkëshortes, që ka filluar në orën 14:40 dhe ka përfunduar në orën 15:20 minuta, rezulton se nuk janë gjetur para, por se janë marrë disa dokumente që vlerësohen të rëndësishme për hetimet.
Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar detaje në lidhje me dokumentacionin e administruar nga Byroja Kombëtare e Hetimit.
Dokumentet të cilat u administruan:
I- Kopje e Projektit teknik për Vilën ne periferi te Tiranes.
2- Kopje Projekt Konceptit, për objektin “Vila 22” në ngarkim të shtetases E.H si dhe planvendosja e objektit.
3- Kopje e Projektit teknik për Apartamentin, Interior Design, porositur nga shtetasja E.H.
4- Kopje e Projekt Idesë për nje vilë.
5- Kopje e dokumentacionit të ndodhur në folderin me emër 1097 AP, mbi projektimin koncept ide të banesës ekzistuese të shtetases A. M. Ky objekt ndodhet në zonën e Bllokut, Tiranë.
6- Foto që tregojnë se kur janë punuar projektet: vila dhe apartamenti.
7- Ofertë lëshuar nga B…sh.p.k., me blerës klientin A. M.
8- Plani i organizimit personal për apartamentin në pronësi të A.M.
Këqyrja filloi në orën 14:40 dhe përfundoi në orën 15:20.